Olta nuk përmbahet ndaj opinionistëve të BB VIP, reagon ndaj tyre

vovalbania January 08, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Olta nuk përmbahet ndaj opinionistëve të BB VIP, reagon ndaj tyre

Aktorja Olta Gixhari është kthyer kryefjala e këtij Big Brotheri Vip 2. Të gjithë flasin për të dhe kudo flitet për të. Sjellja e saj e cila si brenda dhe jashtë shtëpisë gjykohet e ka kthyer Oltën një personazh jo dhe shumë të pëlqyer.

Mirëpo, pavarësisht opinionit të teleshikuesve dhe opinionistëve Olta vijon të mendojë se ajo sulmohet pa të drejtë.

Së fundmi, gjatë një bisede me Dea Mishel. Olta është shprehur e indinjuar me opinionistët e “Big Brother VIP”, pasi sipas saj ajo po paragjykohet për profesionin.

Olta është shprehur se opinionistët nuk ja marrin seriozisht debatet pasi mendojnë se është futur në rolin e saj si aktore.

“Dhe Zhaklina dhe Arbri dalin dhe thonë “është muhabet kot” se këto janë dy aktorë. Si mund të gjykosh ashtu? Pra ti mua po më gjykon për profesionin që kam? Kjo nuk është e drejtë”, ka thënë ajo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49657 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE