Gjysma e farmacistëve emigruan! Nga 132 anëtarësime në vitin 2022, 74 ikën jashtë vendit

vovalbania January 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjysma e farmacistëve emigruan! Nga 132 anëtarësime në vitin 2022, 74 ikën jashtë vendit

Barnat në farmaci duket se nuk do të na shesin më farmacistet pasi ashtu si profesione të tjera, tregu farmaceutik rrezikon të mbetet pa farmaciste dhe askush nuk interesohet të frenojë apo të nxisë përgatitjen e farmacistëve të rinj.

“A do ketë farmacistë të punësuar farmacia, kjo shkon paralel me fakti se ata që largohen i përkasin fashës së farmacistëve të rinj. Atëherë ku po shkojmë, a do kemi gjithmonë farmacistë në dyer të farmacive. Nesër pasnesër do jemi para këtij fakti”-ngre alarmin Diana Toma presidente e Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë.

Toma i referohet statistikave kur thotë se më shumë se gjyma e farmacistëve të rinj që u anëtarësuan, u larguan për të punuar drejt vendeve të BE-së.

“Për vitin vitin 2022 janë anëtarësuar 132 farmacistë dhe kanë ikur 74 pre tyre”– tregon Toma.

Por shifrat e farmacistëve të ikur shpjegon Toma, janë edhe me të larta pasi ka nga ata që largohen edhe pa u pajisur me dokumentacionin e duhur nga Urdhri pasi nuk zgjidhim të bëjnë profesion e farmacistit në vendin ku largohet.

Për të frenuar këtë fenomen duhet ndërhyrë me iniciativa nxitëse ndaj të rinjve .

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48868 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE