“Të kam bërë hallvën”/Zhaklina Gjolla analizon debatin mes Erjolës dhe Ilnisës: “Të isha unë nuk do prekesha, do tallesha…”!

vovalbania March 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Të kam bërë hallvën”/Zhaklina Gjolla analizon debatin mes Erjolës dhe Ilnisës: “Të isha unë nuk do prekesha, do tallesha…”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio ish-konkurrentja e edicionit të dytë të “BBV”, Zhaklina Gjolla. Ditën e djeshme në shtëpinë e “BBV” shpërtheu një debat i fortë mes Ilnisës dhe Erjolës. Erjola arriti deri aty sa gatoi hallvë pasi sipas saj në kuptimin figurativ Ilnisa ka vdekur. Ky veprim shqetësoi shumë Ilnisën e cila u përlot dhe tha se ka një vajzë jashtë qe e sheh. Si e komenton Zhaklina këtë debat mes vajzave?

Një nga debatet më të ulëta. Është gallat nga ana e spektaklit por nga ana e njerëzillëkut, e inteligjencës emocionale e vlerësoj me minus 100. Një veprim tërësisht i ulët, Erjola është treguar si ato plakat shtriga që kanë vetëm mallkime dhe sharje. “Të kam bërë hallvën” ka të bëjë më formimin kulturor të njeriut, mua nuk do më kishte shkuar kurrë në mendje. Figuracioni i kësaj lë gjurmë të fortë. Gjithsesi, po të isha unë nuk do ta gjykoja dhe të prekesha kaq shumë sa u prek Ilnisa. Ul pikë për atë personin tjetër dhe maksimumi që mund të bësh është të tallesh me veprimin, unë të paktë kështu do të bëja. Erjola është organizuar shumë, thuri edhe një plan për t’ju afruar Meritonit dhe Ilnisës. 

Fatjoni si banor?

Nuk i banalizon diskutimet kot. Më duket sikur ruan një lloj integriteti me banorët dhe vajzat. Nuk ka butaforinë e madhe që kanë banorët e tjerë, ka një stil më të lezetshëm. Ndoshta duhet të bëjë pak punë me gjuhën shqipe.(qesh)

Nominimet e kësaj jave, kush mendon Zhaklina se do të lë shtëpinë e “BBV”?

Rrezikon Meritoni dhe kështu do e shohim të ripozicionuar Ilnisën në shtëpi.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48772 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE