Grabitën shtëpinë e zyrtares, Rozeta e Havier Dobi para gjykatës/Përgjimet në paraburgim zbuluan mbi 400 mijë eurot e fshehura!

vovalbania January 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Grabitën shtëpinë e zyrtares, Rozeta e Havier Dobi para gjykatës/Përgjimet në paraburgim zbuluan mbi 400 mijë eurot e fshehura!

Të dyshuar për grabitje të mijëra eurove në shtëpinë e ish-zyrtares së Ministrisë së Ekonomisë, Alda Klosi, Rozeta dhe Havier Dobi kanë dalë para gjykatës për masën e sigurisë. 49-vjeçarja punonte si pastruese në shtëpinë e Klosit, në Rrugën e Kosovarëve në Tiranë. Vjedhja e 120 mijë eurove, ku llogariten edhe sendet me vlerë, u denoncua rreth një muaj më parë, por autoritetet u kujdesën që emri i të grabiturës të mos publikohej.

Përgjimet pas arresimit, rikthyen uniformat blu në banesën e Rozeta dhe Havier Dobit, kësaj here për t’i gjetur 404 mijë e 800 euro, 8 mijë e 500 dollarë dhe aksesorë floriri, të paketuara e të fshehura në tubin e aspirimit. Në ambientet e paraburgimit të Bllokut të Sigurisë, nënë e bir u përgjuan teksa flisnin për paratë që në kontrollin e parë nuk ishin gjetur nga policia.

Raportohet për një bisedë me kode dhe mësohet se paratë do të përdoreshin nga Rozeta për të nxjerrë nga burgu Havierin, duke planifikuar që 23-vjeçari të merrte përsipër fajin. Dyshimet e policisë janë se paratë mund të jenë vjedhur edhe në banesa të tjera, jo vetëm të ish-drejtoreshës së koncensioneve në Ministrinë e Ekonomisë, Alda Klosi, e cila ka qenë bashkëpunëtore e ngushtë e Arben Ahmetajt.

Më herët, burime policore që po hetojnë ngjarjen thanë për Top Channel se kanë nisur verifikimet ndaj Alda Klosit, për të dhënë sqarime mbi burimin e shumës cash që iu grabit në banesë, nga Rozeta Dobi e cila punonte si pastruese në shtëpinë e Klosit dhe djali i saj, Havier Dobi.

Ditën e arrestimit, atyre iu sekuestruan mbi 8 milion lekë,  që dyshohet se ishin vjedhur në banesën e Klosit, sende me vlerë, tre automjete, dy prej të cilëve të blerë me paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së grabitjes. Të dhënat e deritanishme nga hetimi sugjerojnë se përveçse për shtëpinë e Alda Klosit, Rozeta Dobi kujdesej edhe për ato të të tjerë zyrtarëve të Ministrisë së Financave.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48920 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE