Nuk kanë fund urimet publike për ditëlindjen e saj, Semi Jaupaj i dedikon Borës fjalët më të ëmbla!

vovalbania January 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nuk kanë fund urimet publike për ditëlindjen e saj, Semi Jaupaj i dedikon Borës fjalët më të ëmbla!

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen”, historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj dhe së fundmi si prezantuese e “Dancing With The Stars”, programi më i përfolur i kërcimit.

Por, përpos karrierës bukuroshja është gjithashtu shumë e komentuar dhe për momentet e saj private që ndan në rrjete sociale. Ditën e sotme moderatorja feston ditëlindjen e saj. Dhe vetëm një ditë më parë, Bora ka udhëtuar drejt Italisë me njerëzit e saj të dashur, për të pritur atje datën e saj të shënuar.

Pas urimit padyshim shumë special nga partneri dhe mikesha e saj Olsa Muhameti, nuk mund të mungonin dhe fjalët më të ëmbla të përzgjedhura nga ‘gjysma e saj’, Semi Jaupaj teksa gjithashtu ka ndarë një video ku dy bukuroshet shfaqen duke luajtur në dëborë.

Gëzuar për ty, Dritë Dielli.

Së fundmi, Bora ka qenë e ftuar në “Wake Up”, ku ka folur më shumë për raportin mes të birit dhe partnerit të saj, Donaldit.

Ata kanë marrëdhënie shumë të mirë. Arbori thotë që Donaldi është shoku im i ngushtë. Luajnë ‘playstation’ bashkë.

Nga ana tjetër për sa i përket karrierës, Bora u shpreh se pas “Dancing With The Stars” ka një tjetër projekt. Gjithsesi, bukuroshja zgjodhi të mos tregojë asgjë lidhur me këtë derisa të konkretizohet diçka.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE