Vjedhja në shtëpinë e Alda Klosit/ Reagon Rama: Llumi…

vovalbania January 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vjedhja në shtëpinë e Alda Klosit/ Reagon Rama: Llumi…

Kryeministri Edi Rama reagon pas arrestimit të pastrueses që vodhi 120 mijë euro në shtëpinë e zyrtares.

“Nuk e di kur do ta kuptojnë disa që Reforma në Drejtësi dhe forcimi i institucioneve ligjzbatuese bëhen pikërisht për të pastruar llumin! Prandaj kur del llumi falë punës së këtyre institucioneve, s’duhet harruar se këto janë provat e vullnetit tonë kundër korrupsionit!

E thënë ndryshe, në një kohë tjetër policia apo drejtësia nuk ia nxirrnin kurrë lakrat në shesh njerëzve të veshur me kostum zyrtar, ndërsa sot kohët ndryshojnë përditë për mirë edhe në këtë drejtim! Sepse sot vullneti politik është i plotë dhe mburoja e vjetër politike ka rënë!

Unë uroj vetëm që t’u shkohet sa më shumë deri në fund historive të ulëta me para të pista dhe forca e ligjit të mos ndalojë përpara askujt, kur faktet provojnë se është shkelur ligji për përfitime të paligjshme, nga kushdo qoftë.”- është shprehur kryeministri Rama.

Vijon…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48875 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE