E ka ndjekur Shqipërinë në 39 ndeshje, tifozi i zjarrtë tregon këshillën që iu jep djemve të tij!

vovalbania September 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E ka ndjekur Shqipërinë në 39 ndeshje, tifozi i zjarrtë tregon këshillën që iu jep djemve të tij!

Besmir Limani ka ndjekur plot 39 ndeshje të Kombëtares shqiptare, përfshirë edhe atë të mbrëmjes së djeshme. Tifozi i zjarrtë ka qenë nga Zyrihu në Pragë, nga Praga në Tiranë këtë javë dhe niset për në shtëpi, në Zyrih. Ai prej vitesh ka marrë vëmendjen e të gjithëve, pasi në çdo ndeshje, pikturon në fytyrë flamurin shqiptar.

Limani ishte mëngjesin e kësaj të hëne i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku rrëfeu vështirësitë dhe sakrificat. Gjithashtu gjatë intervistës, tifozi zbuloi se ka bërë kërkesë të ketë pasaportë shqiptare, por nuk ia kanë dhënë.

Besmiri, i cili jeton në Zvicër, ka dy fëmijë dhe tha se ‘mundohet që t’i edukojë dhe frymëzojë që mos të harrojnë se janë shqiptarë’. Madje duke qeshur ai shtoi se djalit të madh i ka thënë ‘se nëse bëhet futbollist dhe nuk luan për Shqipërinë, do i thyej këmbën’.

Mundohemi t’i edukojmë, t’i frymëzojmë që mos të harrojnë që jemi shqiptarë. Njëjtë si ajo kënga ‘mos harro se je shqiptar, e kemi traditë’. Unë ju kam thënë të dyve, se ky i dyti nuk flet akoma mirë, i kam thënë të parit ‘po u bëre futbollist edhe nuk luan për Shqipërinë, ta thyej këmbën’.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE