Hiqni dorë nga këto trende ‘klasike’ që ju bëjnë të dukeni të veshur lirë!

vovalbania January 10, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Hiqni dorë nga këto trende ‘klasike’ që ju bëjnë të dukeni të veshur lirë!

Nëse jeni duke planifikuar një rifreskim të garderobës për vitin e ri dhe dëshironi të përvetësoni një stil më të rafinuar, mund të tundoheni të kërkoni nga të famshmit për frymëzim se si të kërkoni stil. Por edhe nëse studioni me kujdes fotografitë e familjes mbretërore, nuk është detyrë e lehtë të transformosh veten nga përdtishmëria në atë stil mbretëror, thotë stilistja e famshme Miranda Holder, e cila bën vlog në TikTok.

Ajo paralajmëron se vënia e një shiriti në kokë, me shpresën për t’u shndërruar në Princeshën e Uellsit do të ketë efektin e kundërt dhe thjesht do t’ju bëjë të dukeni si ‘mumje’. Ajo gjithashtu paralajmëron për rripat “Gucci”, palltot e bardha dhe këpucët bezhë. Këtu stilistja britanike tregon se cilët artikuj mund t’ju bëjnë të dukeni të lirë…

Shiritat e kokës

Ato mund të jenë të preferuara për mbretërinë e vendit, por shiriti i kokës nuk ngjan aspak mirë si një aksesor përditshmërie. Pse Kate duket kaq e mrekullueshme në to? Epo, sepse ajo është Kate dhe sinqerisht do të dukej mbretërore me çfarëdolloj veshjeje dhe i përshtaten siluetës së saj.

Thonjtë e gjatë prej akriliku

Të gjithë e dimë që zgjatimet akrilike të thonjve janë rikthyer në trend prej disa kohësh dhe të gjithë të famshmit nga Lizzo te Lily Collins së fundmi e kanë aplikuar këtë model thonjsh , të frymëzuara nga e mërkura në tapetin e zi. Përveç se jo praktikë, ato janë edhe shumë jo-higjienikë. Do të ishte një përtesë e vërtetë t’i pastroni ato çdo ditë me furçën e thonjve për të mbajtur larg mikrobet.

Tonet bezhë

Stili i Meghan Markle-it në vitet e saj mbretërore të hershme dhe zgjedhja e toneve neutrale nga koka tek këmbët mund të duket si një rrugë e shkurtër për tu dukur elegante, por lexues ju lutemi, jini shumë të kujdesshëm.

Duhet të zgjidhni ngjyrën e duhur për ngjyrën tuaj të lëkurës dhe lëkura juaj do të shkëlqejë. Por nëse do të zgjidhni ngjyrën e gabuar do të hyni në kategorinë e ‘historive horror të modës’. Lëkura juaj mund të duket më e zbehtë, rrudhat dhe papërsosmëritë do të theksohen dhe rezultati thjesht nuk është i bukur.

Rripi “Gucci”

Ishte një kohë kur çdo bloger në rritje në Instagram besonte se veshja e tyre do të dukej më e bukur me një rrip “Gucci” dhe kështu ajo do të ishte e kompletuar. Realiteti sigurisht është se ata thjesht po kopjonin bashkëshortët e tyre. Prandaj ne ju sugjerojmë ta shmangni këtë aksesor, pasi epoka e rripit “Gucci” ka përfunduar me kohë.

Palltoja e bardhë

Asgjë nuk duket më luksoze sesa një pallto e bardhë e prerë në mënyrë të përsosur dhe në mënyrë thelbësore e pastër dhe pa njolla. Lady Gaga dhe Katie Holmes së fundmi na treguan se si ta veshim atë dhe “Zara” prodhoi një kopje të frymëzuar nga “Dior” vitin e kaluar, e cila ishte një sukses i shitur, kështu që pa dyshim, ajo hyn tek veshjet elegante. Megjithatë, ju lutemi, kini parasysh, në momnetin që ju merrni edhe njollën më të vogël të kafesë mbi të, veshja juaj do të duket shumë e lirë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48643 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE