Nga Arbana Osmani te Olta Gixhari! Urimi i parë për 8-Mars shkon për Elian!

vovalbania March 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nga Arbana Osmani te Olta Gixhari! Urimi i parë për 8-Mars shkon për Elian!

Tradhtia, divorci dhe tani dosja hetimore për dhunë në familjen mbretërore ka qenë një nga lajmet që ka tronditur së fundmi opinionin publik.

Prej kohësh, princeshë Elia ka mbajtur mbi supe peshën e rëndë të tradhtisë nga bashkëshorti Princ Leka, për hir të vajzës që ata kanë.

Megjithatë skandali në oborrin mbretëror arriti kulmin pas një videoje të publikuar në rrjet ku Princ Leka dhe Elia u përplasën fizikisht, madje dhe babai i kësaj të fundit, i thyer në moshë.

Videoja po bën xhiron e rrjetit ndërsa, qytetarët janë ndarë në dy kampe për këtë çështje, ku shumica i jep të drejt Elias. Miqtë dhe të afërmit po i qëndrojnë pranë në këtë kohë të vështirë për të.

Madje disa prej tyre, figura të njohura televizive dhe të fushës së artit si Gentian Zeneleaj, Olta Gixhari, Rozana Radi, Arbana Osmani ja kanë dedikuar ditën e gruas, Princeshës si simbol i gruas së fortë që po jeton një periudhë aspak të lehtë dhe po lufton me të padrejtën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE