Nuk është Kiara! Cilën banore të BBV përkëdhel Luizi në gjumë?!

vovalbania January 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nuk është Kiara! Cilën banore të BBV përkëdhel Luizi në gjumë?!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

E sigurisht që një nga protagonistët e këtij sezoni të BBV është këngëtari Luiz Ejlli. Veçse një banor i shumëpërfolur për energjinë e tij dhe dinamikat që shkakton, Luizi është komentuar gjithashtu për raportin që ka me Kiara Tito.

Mirëpo, pikërisht mëngjesin e sotëm Luizi e zgjoi Tean me shumë dashuri dhe përkëdhelje. Fillimisht ai e gudulis në këmbë, teksa më pas e ledhaton në kokën dhe flokët e saj duke dashur kështu ta zgjojë me ëmbëlsi.

Megjithatë, kjo nuk e ka penguar aspak që vetëm disa orë më vonë t’i kërkonte një puthje Kiarës, për të cilën ka shprehur një pëlqim, duke arritur t’i rrëmbejë një përqafim asaj. Epo ndoshta zgjimi i ngtohtë që i bëri Teas, ishte totalisht miqësor, por se si do reagojë Kiara, kjo mbetet për t’u parë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49548 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE