Pentagoni nis këtë muaj stërvitjen në SHBA të trupave ukrainase për sistemet Patriot

vovalbania January 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Korea e Veriut lëshon raketë balistike pas largimit të Kamala Harris nga Korea e Jugut

Një zyrtar ushtarak amerikan konfirmoi se Uashingtoni do të nisë këtë muaj t’u mësojë trupave ukrainase se si të përdorin sistemet e mbrotjes raketore Patriot. Stërvitjet do të kryen në bazën ushtarake ‘Fort Sill’ që ndodhet në shtetin e Oklahomës.

Zyrtari që foli në kushte anonimiteti, konfirmoi për VOA-n se SHBA, do të stërvitë për disa muaj rreth 100 ushtarakë ukrainas, një numër i mjaftueshëm për të operuar një sistem Patriot.

Forcat ukrainase janë stërvitur edhe me parë në Shtetet e Bashkuara, përfshirë dhe mbi përdorimin e dronëve ‘Switchblade’, dronë vetëshkatërrues, apo të ashtuquajturit armë fluturuese.

Baza ushtarake e ‘Fort Sill-it’ shërben për kryerjen e stërvitjeve për trupat amerikane për përdorimin e sistemeve Patriot si dhe artilerisë së lëvizshme.

Vendimi për të stërvitur në SHBA trupa ukrainase, vjen pas vendimit të marrë nga Presidenti Biden muajin e kaluar, për dërgimin e një sistemi të mbrojtjes raketore Patriot në Ukrainë, me synimin për të forcuar mbrojtjen e Kievit kundër sulmeve me raketa ruse. Javën e kaluar edhe Gjermania njoftoi se do të dërgojë një sistem Patriot në Ukrainë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49444 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE