Përplasja me aktoren/ Zhaklina Gjolla tregon telefonatën me motrën e Olta Gixharit, ja çfarë i tha për sherrin që e nxorri nga BBV

vovalbania January 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Përplasja me aktoren/ Zhaklina Gjolla tregon telefonatën me motrën e Olta Gixharit, ja çfarë i tha për sherrin që e nxorri nga BBV

Moderatorja e njohur Zhaklina Gjolla ka komentuar marrëdhënien e saj me Olta Gixharin, që e detyroi të merrte vendimin për të dalë nga BBVIP si dhe me motrën e aktores, Gerta Gixharin. Zhaklina ka treguar se me Gertën janë mikesha dhe punojnë në një media, ndërsa ka treguar se ajo e ka telefonuar pas largimit nga shtëpia e BBVIP.

E pyetur nëse sherri me Oltën është nxitur nga fakti që ajo ka një marrëdhënie të mirë me motrën e aktores, Zhaklina tha në “Shqipëria Live” se nuk ka dijeni për raportin që kanë dy motrat.

Në media ka qarkulluar lajmi se Olta dhe motra e saj Gerta kanë bërë fjalë me njëra tjetrën para hyrjes së aktores në BBV.

Zhaklina Gjolla: Unë kam folur dhe kam thënë që kam punuar në të njëjtin ambient me Gertën dhe jemi mikesha, këtë gjë ia kam thënë edhe Oltës kur isha në shtëpinë e BBV.

Olta sulmon Zhaklinën pasi i përmendi sherrin me motrën? Nuk e di fare si është marrëdhënia mes të dyjave, mua Gerta më ka komunikuar pasi kam dalë nga BBV dhe më ka thënë të telefonoj si mikeshë, nuk ka rëndësi se çfarë ka ndodhur mes teje dhe Oltës. A je mirë si je dhe cfarë ndodhi aty brenda.

Unë i kam thënë Oltës që njoh Gertën kemi punuar bashkë.

Olta më tha a ngjajmë? I thashë aq sa ngjani aq dhe jeni ndryshe e në fakt besoj se është përgjigje me vend. Si karakter nuk e njihja fare Oltën, e kisha fjalën për ngjashmëri fizike.

Ajo që mendoj se bëra gabim aty brenda është që pata shumë takt e nuk ia thashë në fytyre Oltës që cfarë pate me mua vetëm prezenca ime të bezdisi, apo pate një lloj xhelozie femërore një gjë që mua më shkoi ndërmend por që pata shumë zor ta përmendja.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE