SHBA, stuhi të fuqishme në Kaliforni/Evakuime edhe në qytetin ku jetojnë princi Harry e Meghan!

vovalbania January 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
SHBA, stuhi të fuqishme në Kaliforni/Evakuime edhe në qytetin ku jetojnë princi Harry e Meghan!

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, stuhi të fuqishme goditën Kaliforninë, duke përmbytur rrugët pasi lumenjtë dolën nga shtrati. Për shkak të stuhive, mijëra persona janë urdhëruar të evakuohen. Shërbimi Kombëtar i Motit tha se shirat do të vazhdojnë edhe sot, ndërsa Kalifornia jugore pritet të goditet më së shumti. I njëjti rajon rrezikohet edhe nga një stuhi e re.

Si pasojë e motit të keq, rrugët u përmbytën dhe mijëra persona kanë mbetur pa energji elektrike. Shërbimi Kombëtar i Motit dha njoftimin se disa zona do të Kalifornisë do të goditen nga shirat e rrëmbyeshëm. Shirat do të përkeqësojnë situatën e rrezikohet të ketë përmbytje të reja dhe rrëshqitje të dherave.

Po ashtu, sinoptikanët paralajmëruan se pjesa jugperëndimore e Kalifornisë mund të përballet me erëra me shpejtësi deri në 97 kilometra në orë. Në disa zona, parashikimet flasin për 12.7 milimetra shi në një orë. Si pasojë e stuhive që nisën javën e kaluar, numri i viktimave u rrit në 14. Autoritetet në Kaliforni thanë se disa nga autostradat shtetërore janë mbyllur për shkak të përmbytjeve, rrëshqitjes së dherave e stuhisë së borës.

Urdhër për evakuim u dha në qarkun e Santa Kruzit që numëron rreth 32 mijë banorë. Një djalë 5-vjeç rezulton i zhdukur. Nëna e tij ishte në timon kur makina ku udhëtonin u rrëmbye nga uji në afërsi të Paso Robles. Qytetarët e ndihmuan gruan të dilte nga automjeti, por për fëmijën vazhdojnë kërkimet.

Gjithashtu, rreth 10 mijë persona u urdhëruan të evakuohen edhe nga Santa Barbara. Në Montecito ku jetojnë edhe Princi Harry, Oprah Winfrey e personalitete të tjera, banorët u urdhëruan të evakuohen. Në këtë vend, pesë vjet më parë, 23 persona humbën jetën dhe mbi 100 shtëpi u shkatërruan për shkak të rrëshqitjes së dherave. Edhe në Los Anxhelos pati stuhi dje. Qindra mijëra persona mbeten pa energji elektrike, teksa ky rajon u përball me erëra deri në 60 kilometra në orë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49367 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE