Ka ndikuar partneri i saj i ri? Dafina habit me veprimin ndaj reperit Noizy

vovalbania November 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ka ndikuar partneri i saj i ri? Dafina habit me veprimin ndaj reperit Noizy

Dafina Zeqiri nuk ka të ndalur. Këngëtarja së fundmi ka nisur një ”spastrim” të Instagramit të saj duke larguar papritur shumë emra të njohur, prej të cilëve me disa kishte edhe bashkëpunim.

Është vënë re se ”fshesa” e Dafinës ka kapur edhe Noizyn. Ajo nuk ndjek më reperin në Instagram dhe anasjelltas.

Kohë më parë ata nuk kishin raporte aspak të mira të cilat kishin degraduar edhe në “diss-e” të ashpër në këngët e tyre por më vonë rregulluan çdo gjë duke sjell edhe një bashkëpunim muzikor.

Por tani nuk dihet se çfarë ka ndodhur apo bëhet fjalë për thjesht një ndryshim në jetën e Dafinës, për të cilën u raportua se është drejt altarit me të dashurin e saj, Kreshnik Gjergji.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49127 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE