“Shkova rastësisht te doktori”- Rrëfimi i Luiz Ejllit disa vite më parë për sëmundjen: Duhet të bëja një ndërhyrje

vovalbania January 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Luizi tregon për herë të parë për sëmundjen e rrallë, me të cilën është diagnostikuar

Rrëfimi i Luiz Ejllit një ditë më parë për sëmundjen e rrallë me të cilën është diagnostifikuar është kthyer në kryefjalë në rrjetet sociale përgjatë orëve të fundit.

Ai i rrëfeu Kiarës se pak javë para se të futej në Big Brother Vip Albania është diagnostifikuar me sëmundjen nga e cila e vuan, dhe i duhet të nisë kurimin pasi të dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Por në rrjet qarkullon edhe një video ku Luizi flet për një rast të ngjashëm në një intervistë televizive. Megjithatë nuk është e qartë nëse kjo është një situatë e përsëritur apo nëse sëmundja me të cilën është diagnostifikuar disa vite më parë i është rikthyer sërish.

“Ne çojmë makina në servis njëherë në tre muaj dhe vetëm nuk e çojmë njëherë në 10 vjet. Femrat e kanë pak më të sikletshme, janë më të ndrojtura. I këshilloj të shkojnë sa më shpesh që të kontrollohen. Ideja është kjo. Doktori nuk është me të shpëtuar jetën është për të parandaluar. Nëse i shkon në gradë të fundit dhe i thua më shpëto, ai nuk mundet. Nuk është faji i tij. E kam shumë të freskët. Unë shkova rastësisht në korrik të këtij viti me bërë një kontroll ku nuk po e them çfarë doli as si doli. Por u donte me bërë një ndërhyrje”, është shprehur ai.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49577 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE