Efekti ‘boomerang’, rrjeti shpërthen pro Luizit në rrjetet sociale. Ja komentet më të shumta pas përfundimit të spektaklit (FOTO)

vovalbania January 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Efekti ‘boomerang’, rrjeti shpërthen pro Luizit në rrjetet sociale. Ja komentet më të shumta pas përfundimit të spektaklit (FOTO)

Rrëfimi i Luiz Ejllit një natë më parë ka tronditur mbarë opinionin publik. Ai fillimisht deklaroi se ishte i sëmurë, ndërkohë që më pas u shpreh se historia nuk ishte e tij, por e një shoku të tij jashtë shtëpisë dhe ka zgjedhur ta thotë në vetë të parë.

Ai u nxor nga shtëpia e Big Brother Vip Albania për të kryer disa ekzaminime të shpejta në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ndërkohë që brenda kohës televizive të spektaklit Arbana Osmani bëri një lidhje direkte me doktoreshën sipas të cilës Luizi gëzon shëndet të plotë.

Pas rikthimit në shtëpi Luizi nuk u mirëprit nga banorët të cilët zgjodhën të distancoheshin prej tij. Por rrjeti është i ndarë në lidhje me këtë çështje. Ka nga ata që janë të habitur pas kësaj situate.

Ndërkohë që në rrjetet sociale, vihet re një numër i madh komentesh që mbron Luizin duke ngulmuar se ai ka pasur një arsye pse e bërë atë deklaratë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48505 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE