Kiara përballet me Luizit pas përfundimit të spektaklit: Nuk dua të kem të bëj me ty

vovalbania January 11, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Gjyshja e Kiarës flet për raportin e mbesës saj me Luizin dhe miqësinë me Oltën: Asaj ia kam frikën

Kiara dhe Luizi janë përballur për herë të parë mbrëmjen e djeshme pas gjithë situatës së krijuar me rrëfimin e këngëtarit për një sëmundje.

Kiara i tha Luizit se nga ky moment nuk do që të ketë të bëjë me të ndërkohë që u shpreh se ai nuk mund të hedhë poshtë imazhin që ajo ka ndërtuar prej 10 vitesh duke punuar.

“E nis me gjënë e parë. Që po ta them. Unë besoj se ka një gjë që ti nuk e ke thënë ashtu si duhet. E dyta është ajo gjë që më ke bërë, në atë lloj mënyre që e ke treguar dhe mënyra si më ngarkove për dy ditë rresht është shumë e rëndë. Sepse jam përpjekur të mos e flas me asnjë me frikën që nuk duhet të dilte ajo gjëja fare me çfarë u fol edhe në dhomën e rrëfimit. Është gënjeshtër pafalshme. Unë po ta them. Ka diçka.

Nuk e di çfarë është. Mund dhe mos të jetë fare por që ti më ke gënjyer, më ke gënjyer dhe më ke luajtur fenë. Atë ditë thashë çfarëdo të ndodhë me këtë djalin unë do jem me ty deri në fund. E them me gjithë shpirt se jam shumë e ndjeshme por ndjeshmëria nuk duhet të kalojë që të tallen njerëzit me mua. Unë kam një familje jashtë dhe ata nuk ndihen mirë nëse më shohim mua duke qarë, duke qenë e ngarkuar dhe duke mos e shijuar këtë eksperiencë. Unë kam shumë arsye për të qenë e ngarkuare Luiz. Kam shumë të drejtë për këtë gjë. Arbana tha që ti gëzon shëndet të plotë. Për pjesën tjetër më ke lënë pa fjalë.

Nga ky moment nuk dua të kem të bëj me ty. Kam gjithë këto vite që mundohem të ndërtoj këtë imazh dhe del një çun si ti që më hedh poshtë të gjitha. Nuk kam lidhur kërthizën unë me ty. Kam sakrifikuar, kam punuar, kam 10 vite. Vij këtu për ta shijuar këtë eksperiencë, por jo të më thuash historira të tilla të më ngarkosh dhe pastaj të dalë që nuk është e vërtetë. Mund të kesh diçka. Unë kam qenë shumë keq nga fillim deri në fund. Kam qenë shumë e ngarkuar. Po ta flas me shumë qetësi. Sepse nuk nxehem dot. Nuk e di çfarë më bën të mos nxehem. Mos më ndiko në asnjë lloj mënyre. Po të dëgjoj sepse mendoj që Meriton një shpjegim. Për çfarë arsye e bëre ti këtë. E the aty”, deklaroi Kiara Tito.

Ndërkohë Luzi u shpreh se nuk kishte pse të sajonte një histori të tillë për vëmendje në momentin kur ishte më i forti dhe më i preferuari brenda shtëpisë së Big Brother Vip.

“Do gjykohem për këtë gjë. Janë me gishta ata që e dinë tamam si është historia. Nuk pata nevojë me u viktimizuar. Kisha në dorë për të bërë gjithçka. Nuk ke pse qet asnjë lot. Të kërkoj të mos e lodhësh trurin për asgjë tjetër, jam më i forti, jam më i preferuari i shtëpisë. Bëhen aleanca kundër. As kam qenë në rrezik. Nuk dua mbështetje për asgjë dhe vendosi me ia fut unë vetes. Vazhdo shijo rrugëtimin”, deklaroi ai.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE