Mos ndoshta Butrint Imeri sapo na paralajmëroi për surpriza të reja?

vovalbania January 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mos ndoshta Butrint Imeri sapo na paralajmëroi për surpriza të reja?

Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.

Butrinti para pak javësh publikoi projektin e tij më të ri muzikor, i cili titullohet “Kallma cigaren” e duket se menjëherë është pëlqyer shumë nga publiku kjo falë miliona klikimeve në YouTube. Mesa duket artisti nuk do të humbë asnjë ditë kohë edhe nga ky vit i ri, pasi vetëm pak më parë ka publikuar një Instastory një foto të tijën që e kemi parë kohë më parë dhe krahas ka shkruar thjesht “2023…”

Na duhet të presim dhe pak për të zbuluar se me cfarë do të na surprizojë këtë herë Butrinti.

Dihet që verën e kaluar të gjithë artistët e pëlqyer nga publiku kanë pasur një numër të lartë koncertesh, ku edhe fitimet kanë qenë të mëdha. Një ndër ta është edhe Butrinti, i cili mesa duket ka zgjedhur se ku do t’i shpenzoj paratë e tij. Vetëm pak ditë më parë këngëtari na ka treguar me anë të disa postimeve në Instastory blerjen e tij të fundit, makinën luksoze të markës Rolls Royce, një nga makinat më të kushtueshme në treg.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49833 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE