Ja çfarë do të bëj Luizi nëse Kiara eleminohet nga “BBV2”!

vovalbania January 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ja çfarë do të bëj Luizi nëse Kiara eleminohet nga “BBV2”!

Top Channel po vazhdon të sjellë projekte nga më të ndryshme televizive që i kanë mbajtur njerëzit të‘gozhduar pas ekranit’. Pas edicionit të parë të “Big Brother VIP” që padyshim ishte aq i suksesshëm sa jehona e personazheve vazhdon edhe sot, edicioni i dytë i tij ka nisur në 24 dhjetor. Banorët e “BBV2” po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Të nominuarit e kësaj jave janë Luizi, Kiara, Dea Mishel dhe Mikela. Në një bashkëbisedim me banorët e tjerë, të cilët e pyetën se çfarë do të bënte nëse do të eleminohej Kiara, Luizi është përgjigjur se do të dilte edhe ai nga shtëpia.

Luizi: Dal edhe vetë

Bjordi: Del vetë?

Luizi: Po

Nita: Edhe mua më tha dje

Bjordi: Ok, jo isha kurioz ça qëndrimi do mbaje se është nominim shumë interesant

Kejvina: Mua ma ka thënë pa e pyetur

Luizi: Por nuk del

Bjordi: Atë nuk e di unë

Luizi: Nuk del kjo domethënë, po doli dal edhe unë

Efi: O Luiz kush del mo?

Luizi: O unë, o dy të tjerat

 

Ditën e sotme teksa Luizi po qëndronte në oborr së bashku me banorët e tjerë, në momentin kur Tea kalon aty Luizi i afrohet, por Tea e ka shmangur. Dukej sikur Luizi tentoi ta puthte, por këtë e mohoi më pas dhe u shpreh se vetëm donte të nuhaste erën e parfumit të saj dhe gjesti i Teas duket se e ofendoi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50640 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE