“Unë dhe ti…”, Elgit Doda ka gati surprizën e tij për fansat!

vovalbania January 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Unë dhe ti…”, Elgit Doda ka gati surprizën e tij për fansat!

Elgit Doda është një nga këngëtarët dhe producentët më të njohur të momentit. Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar dhe vitin që lamë pas u bënë prindër për herë të parë të vogëlushit Krid. Edhe pse shumë vite me njëri-tjetrin dhe prindër të një fëmije, së fundmi Elgiti vendosi t’i propozojë për herë të parë për martesë partneres së tij të zemrës në festën e ditëlindjes së djalit të tyre.

Pas suksesit me këngët e fundit, duke se artisti ka gati projektin e ri dhe të parin për këtë vit. Me anë të një video të postuar në Instagram teksa improvizon këngën e tij të re, Elgiti ka treguar gjithashtu se ky projekt muzikor do të titullohet “Unë dhe ti” dhe se do të publikohet së shpejti.

Duket se ky vit vetëm sa paska nisur për Elgitin e këtë na e bën me dije dita-ditës teksa së fundmi ka ndarë me ne një Instastory ku teksa ka shkruar: “Mbeta unë sot, mbeta pa ty, mbeta pa shpirt, mbeta pa sy…” duket se na ka zbuluar pak nga teksti i projektit te radhës. Por një tjetër detaj që bie në sy është dhe fakti se producenti ka etiketuar partneren e tij, Klean në postim.

Mos ndoshta surpriza e radhës do të jetë një duet mes çiftit? Na duhet të presim dhe pak që ta zbulojmë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48643 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE