Zbuloni 5 filmat më të ndjekur gjatë vitit 2022, në Cineplexx!

vovalbania January 12, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Zbuloni 5 filmat më të ndjekur gjatë vitit 2022, në Cineplexx!

Cineplexx ka menduar për të gjithë dashamirësit e filmit duke ju sjellë të parët filmat më të fundit. Përgjatë vitit 2022, Cineplexx ka sjellë disa nga filmat më të famshëm, me një interes të madh, por duket se, janë pikërisht 5 filma që kanë fituar një ndjekje maksimale. Zbuloni më poshtë 5 filmat më të ndjekur gjatë vitit 2022, në Cineplexx TEG dhe QTU.

1. “Sofia” 24,510 bileta të shitura

Një vajzë e re serbe viziton Shqipërinë në kërkim të rrënjëve të një historie të vjetër për gjyshin e saj gjatë Luftës së 1941. Ajo bie në dashuri me një djalë shqiptar, duke filluar një marrëdhënie “të pamundur” midis dy kombeve të ndara nga lufta.

2. “Dashuri dhe turbulenca” 20,265 bileta të shitura

Edi është një biznesmen mjaft i suksesshëm. Ai kujdeset shumë për veten, bën një jetë të mire dhe komode, por duket se ka një dobësi: femrat. Edi ka tre të fejuara dhe të treja janë stjuardesa. Kristina, është shqiptarja e tij e zemrës, stjuardesë e Air Albania. Eleni, koketa e tij greke, stjuardesë e Fly Greece dhe Françeska, italiania e tij pasionante, stjuardesë e ItaAirëays. Kjo jetesë e Edit nuk është aspak e zakonshme, por ai ka gjetur një mënyrë shumë efikase për ta menxhuar këtë çmenduri. Falë ndihmës së asistentes së tij të palodhur dhe të sertë Fridës, Edi ia arrin gjithmonë ta mbajë situatën nën kontroll. Pjese e kësaj loje bëhet edhe Danieli, mik i fëmijërisë së Edit, i cili troket papritur në derën e këtij të fundit. Në këtë “fluturim” të qetë të Edit papritur nisin turbulencat. Për shkak të disa të papriturash, të treja stjuardesat gjenden në të njëjtën ditë, në të njëjtën shtëpi. A do të arrijë Edi t’i shpëtojë kësaj çmendurie që ka krijuar me duart e veta?

3. “Minions: The Rise of Gru” 19,538 bileta të shitura

Historia e patreguar e ëndrrës së një dymbëdhjetë vjeçari për t’u bërë keqbërësi më i madh në botë.

4. “Avatar: The Way of Water” 8,894 bileta të shitura

Jake Sully tashmë jeton me familjen e tij të re në planetin e Pandorës. Por kur një kërcënim i vjetër rikthehet për të përfunduat atë që kishte nisur, Jake duhet të bashkëpunojë me Nejtirin dhe ushtrinë e racës Na’vi për të mbrojtur planetin e tyre.

5. “Spider-Man: No way Home” 8,351 bileta të shitura

Për herë të parë në historinë kinematografike të Spider-Man, heroi ynë miqësor demaskohet dhe nuk është më në gjendje të ndajë jetën e tij normale nga rreziku i lartë i të qenit një Superhero. Kur ai kërkon ndihmë nga Doctor Strange, aksionet bëhen edhe më të rrezikshme, duke e detyruar atë të zbulojë se çfarë do të thotë me të vërtetë të jesh Spider-Man.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE