Gruaja i pret organin gjenital bashkëshortit dhe më pas e hedh në WC, ngjarje e pazakontë në Brazil!

vovalbania December 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gruaja i pret organin gjenital bashkëshortit dhe e më pas e hedh në WC, ngjarje e pazakontë në Brazil!

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Brazil. E bindur se bashkëshorti e kishte tradhtuar me mbesën e saj të mitur, gruaja 34-vjeçare i ka prerë penisin dhe ia ka hedhur në tualet. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Atibaia. Pasi kreu aktin e rëndë, 34-vjeçarja shkoi në komisariatin më të afërt së bashku me vëllain e saj dhe rrëfeu krimin. “Mirëmbrëma, kam ardhur të dorëzohem se sapo i kam prerë penisin burrit”,-ka treguar gruaja sipas mediave braziliane.

Gruaja rrëfeu në komisariat se krimin e kreu në shenjë hakmarrjeje. Sipas dëshmisë ajo e ka joshur bashkëshortin dhe më pas e ka lidhur teksa ishte pa rroba në trup, duke ia prerë organin gjenital me një brisk. “E fotografoi organin gjenital me celular, më pas e hodhi në WC dhe shtypi ujin”,-raportojnë mediat braziliane.

Vëllai i gruas, i cili jeton pranë banesës së çiftit, dëgjoi burrin duke bërtitur për ndihmë dhe e shoqëroi atë në një spital në Cerejeiras për trajtim mjekësor. Gruaja është marrë në pyetje dhe është lënë e lirë pasi është paraqitur vetë në polici, por rasti është regjistruar në komisariatin e Atibaias si tentativë për vrasje. Ndërkaq, bashkëshorti i saj 39-vjeçar është shtruar në spital. Sa i përket tradhtisë së tij, dyshohet se ai ka kryer marrëdhënie seksuale me mbesën 15-vjeçare të bashkëshortes, në shtëpinë e çiftit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48812 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE