50 mijë litra naftë kontrabandë në Portin e Durrësit, mbërrin anija furnizuese me flamurin e Libisë!

vovalbania January 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
50 mijë litra naftë kontrabandë në Portin e Durrësit, mbërrin anija furnizuese me flamurin e Libisë!

Anija që furnizoi me naftë kontrabandë anijen e sekuestruar “Geni” ka mbërritur në portin detar të Durrësit.

Anija e peshkimit është me flamur të Libisë.

Ajo është shoqëruar në portin e Durrësit në funksion të hetimit të nisur në lidhje me kontrabandën e afro 50 mijë litrave naftë që u sekuestruan në anijen e peshkimit “Geni”, pjesë e flotës së peshkimit të Durrësit.

Autoritetet kanë bllokuar anijen “Geni” e cila u mbajt nën vëzhgim pas daljes për gjueti në det të hapur.

Në ujërat ndërkombëtare anija është pikasur nga qendra ndërinstitucionale operacionale detare në bashkëpunim me Guardia di Finanza-n italiane teksa furnizohej me naftë kontrabandë nga një anije e Libisë. Pas furnizimit autoritetet kanë bërë shoqërimin e anijes në kalatën e antikontrabandës detare, ku mbahen edhe 3 anije të tjera të sekuestruara me naftë në portin e Durrësit.

I ndaluar në polici, ekuipazhi i anijes ‘Geni’ ka deklaruar se është furnizuar me naftë për nevojat e anijes dhe jo për ta tregtuar atë me qëllime fitimi.

Hetimet për këtë rast kontrabande po zgjerohen më tej. Burime nga grupi hetimor bënë të ditur për TCH se në ujërat tona po shoqërohet edhe anija e huaj që furnizoi me naftë libiane anijen shqiptare.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48891 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE