Dekoratat/ Presidenti Begaj i kthen ligjin e parë qeverisë: Sjell ngushtim të kompetencave të kreut të shtetit!

vovalbania January 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dekoratat/ Presidenti Begaj i kthen ligjin e parë qeverisë: Sjell ngushtim të kompetencave të kreut të shtetit!

Kreu i shtetit Bajram Begaj që prej marrjes së kësaj detyre ka kthyer për shqyrtim ligjin e parë, atë të dekoratave. Ky vendim i Begajt vjen pasi ‘qeveria i mori’ Presidencës kompetencën për të dekoruar. Në arsyetimin e kthimit të ligjit ‘Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë’, thuhet se Presidenca është një organ kushtetues i pavarur dhe se kjo kompetencë i takon vetëm këtij institucioni dhe jo Kuvendit, kryeministrit apo ministrave siç parashikohet në ligj.

“ Është e qartë, se në këtë rast kemi të bëjmë me një kompetencë kushtetuese të Presidentit të Republikës, i cili në kuptim të Kushtetutës, është një institucion i pavarur kushtetues, me ligj rregullohet mënyra e dhënies së dekoratave dhe titujve të nderit, pasi është e qartë se cili është organi që i jep ato”, thuhet në njoftim.

Llojet e dekoratave që i lejohen Presidentit të japë sipas ligjit të ri!

1. Urdhri Suprem i Shqiponjës;
2. Urdhri i Skënderbeut;
3. Urdhri i Lisit Akademik;
4. Medalja e Meritës Ushtarake;
5. Medalja e Meritës Civile;
6. Medalja Nënë Tereza;
7. Medalja Pishtar i Demokracisë;
8. Medalja e Mirënjohjes Publike;
9. Medaljet përkujtimore ushtarake dhe civile;
10. Medalja e Shërbimit Ushtarak.
11. Medalja e Shërbimit të Rendit Publik

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48561 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE