Dy të plagosur në dy aksidente në verlindje dhe jug të vendit!

vovalbania January 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dy të plagosur në dy aksidente në verlindje dhe jug të vendit!

Aksident me një të plagosur, në afërsi të tunelit të Murrizit, në Rrugën e Arbrit. Paraprakisht mësohet se i lënduar mbeti drejtuesi i një fadrome në pronësi të një subjekti. Pasi humbi kontrollin e mjetit, përfundoi në anë të rrugës. I dëmtuari u dërgua në spital për ndihmë të specializuar mjekësore.

Njoftimi i Policisë:

Në afërsi të tunelit të Murrizit, gjatë punës shtetasi L.V., duke drejtuar mjetin tip fadromë në pronësi të një subjekti, ka humbur kontrollin mbi mjet duke rënë në anë të rrugës. Për pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Po sot, më herët gjatë ditës një aksident rrugor me pasojë plagosjen e një personi ndodhi në aksin rrugor Fier-Marinëz, në afërsi të burgut. Mësohet se një automjet tip “Opel” humbi kontrollin dhe përfundoi në kanal. Nga përplasja e fortë u plagos drejtuesi i mjetit, i cili u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia në vendin e ngjarjes po kryen ekspertizën e nevojshme për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48919 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE