Olta habit me veprimin e saj pas rrëzimit të Kiarës, Luizi i qëndron pranë derisa e zë gjumi

vovalbania January 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Olta habit me veprimin e saj pas rrëzimit të Kiarës, Luizi i qëndron pranë derisa e zë gjumi

Kiara Tito është rikthyer në shtëpi pas incidentit që pësoi duke u rrëzuar në kuzhinë.

Por ajo që ka rënë në sy ka qenë reagimi i disa prej banorëve. Në momentin kur Kiara u rrëzua disa nga banorët pretenduan se ajo po e bënte këtë gjë për vëmendje.

Ata zgjodhën të mos afrohen pranë saj që të interesohen për gjendjen e saj shëndetësore, mes tyre as Olta apo Kristi.

Ndërkohë që përgjatë natës, Luizi i ka qëndruar pranë moderators duke u kujdesur për të. Megjithatë Kiara ia ka bërë të qartë se kjo nuk do të thotë se e ka falur.

“Si shumë konfidenca ti me mua. Mos kujtoi se të kam falur”, është shprehur ajo, ndërkohë që këngëtari ka deklaruar se e ka të qartë këtë gjë por thjesht i është bërë zemra mal që ajo është kthyer.

Më vonë Luizi i ka kënduar edhe një këngë Kiarës, derisa atë e ka zënë gjumi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE