Shkodër, tritol banesës së shefit të Hetimit të Krimeve!

vovalbania January 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shkodër, tritol banesës së shefit të Hetimit të Krimeve!

Lëndë plasëse banesës së një zyrtari të Policisë Shkodër, fatmirësisht pa të lënduar. Në orët e para të mëngjesit, një sasi tritoli shpërtheu në lagjen Dobraç përpara shtëpisë së shefit të Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Shkodrës, Pllumb Shpati. Banesa dhe automjeti i tij pësuan dëmtime. Ngjarja ndodh rreth orës 03:50 minuta e në njoftimin paraprak të policisë thuhet se vijon puna për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 03:50, në lagjen Dobraç, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, përpara banesës së shtetasit P.Sh., me detyrë shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Shkodër.

Si pasojë janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij, si dhe është dëmtuar automjeti i tij.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, nga veprimet e para hetimore, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48643 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE