Konfirmuan se do bëhen me vajzë/ Luizi i bën kërkesën e papritur Kiarës, ja si i përgjigjet moderatorja

vovalbania November 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Konfirmuan se do bëhen me vajzë/ Luizi i bën kërkesën e papritur Kiarës, ja si i përgjigjet moderatorja

Pak ditë më parë, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli zbuluan në mënyrën më të bukur dhe të veçantë se do të bëheshin prindër për herë të parë.

“Frymë” është kënga më e re e Luizit dhe është dedikim pikërisht për fëmijën që do të vijë në jetë. Në videoklip shfaqet edhe Kiara si dhe tregohen me detaje momentet emocionuese të çiftit.

Por ditën e sotme fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP” është zgjuar me një kërkesë për partneren e tij. Ai i ka kërkuar moderatores së njohur që të bëjnë edhe një djalë.

Këngëtari i dashur për publikun ka publikuar në “Instastory” një video ku shfaqen duke bërë këtë bisedë. Duke qeshur, Kiara i përgjigjet që ‘prit ta bëjmë këtë që kemi nisur’. Nga ana tjetër Luizi i thotë se ka dëshirë që të këndojë edhe këngën “ka baba çun lele”, pasi ka ngelë duke kënduar vetëm “kush ka vajza botën ka”.

Biseda mes çiftit të dashur për publikun:

Luizi: A do e bëjmë edhe një djalë?

Kiara: A t’a bëjmë një herë këtë që kemi nisur?

Luizi: Unë kam kry punë, e kam bërë, ty të ka ngel

Kiara: Ta bëj unë, pastaj bëjmë tjetrin

Luizi: Kam qejf të këndoj atë këngën ‘të ka baba çun lele’. Se tani jam duke kënduar ‘kush ka vajza botën ka’. Do ma japësh një çun?

Kiara: Aman mo se vdiqe për një çun, vdiqe

Kiara: Ti dhe të gjithë baballarët shqiptarë

Luizi: Fillove ti me iu dhënë material ‘maskilisti, ja do çun’, rri moj grua urtë

Kiara: Pastaj kur të bëhet goca do e shohësh

Kiara: Jo, jo, do e shohësh sa do e duash gocën

Luizi: Sa do e dua unë gocën?

Kiara: Do them unë ‘pse se bëra çun ta kisha për vete’.

Luizi: Ça thotë kjo, kur të bëhet goca. Goca është bërë, ka kry punë. Thjeshtë është duke medituar edhe pak

Konfirmuan se do bëhen me vajzë/ Luizi i bën kërkesën eKonfirmuan se do bëhen me vajzë/ Luizi i bën kërkesën e

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49585 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE