Legjenda e Brazilit Ronaldo fejohet me modelen 14 vite më të re, Celina Locks!

vovalbania January 14, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Legjenda e Brazilit Ronaldo fejohet me modelen 14 vite më të re, Celina Locks!

Legjenda e Brazilit, Ronaldo do të martohet për herë të katërt. 46-vjeçari i ka propozuar të dashurës së tij modele gjatë një arratisjeje në Karaibe. Ish-sulmuesi i Real Madridit dhe Interit, me partneren e tij, Celina Locks njoftuan fejesën e tyre me mesazhe romantike në rrjete sociale. 32-vjeçarja postoi unazën e saj dhe shkroi: “Po, pranoj përpara se të shtonte: “Të dua përgjithmonë”.

Një nga personat e parë që uroi çiftin e lumtur, të cilët po pushojnë në Republikën Domenikane, ishte ish-bashkëshortja e Ronaldos, Milene Domingues. Ronaldo u bë baba për herë të parë i djalit Ronald, i cili tani është një DJ 22-vjeçar, me Milene përpara se martesa e tyre 4-vjeçare të përfundonte në shtator 2003.

Ai vazhdoi të martohej me modelen Daniella Cicarelli në shkurt 2005 dhe pse më vonë doli se ata nuk u bënë zyrtarisht burrë e grua sepse asnjëri nuk kishte finalizuar divorcet nga partnerët e tyre të mëparshëm. Dyshja u ndanë vetëm tre muaj pas ceremonisë luksoze pasi Daniella pretendoi se Ronaldo e kishte tradhtuar.

Pas përfundimit të marrëdhënies së tyre, ish-ylli i futbollit u martua me studenten e inxhinierisë Maria Beatriz Antony dhe çifti patën dy vajza Maria Sofia, 14 vjeçe dhe Maria Alice, 12-vjeçe gjatë marrëdhënies së tyre shtatëvjeçare. Ronaldo ka qenë në lidhje me brazilianen Celina, e cila po ashtu edhe modele është një biznesmene e suksesshme, për shtatë vitet e fundit.

Ronaldo dhe Celina ende nuk kanë bërë të ditur se ku dhe kur do të martohen. Kujtojmë që prej vitit 2019, Ronaldo mban postin e presidentit të Valladolid, skuadrës spanjolle, ndërkohë që vitin e kaluar mori edhe pronësinë e klubit brazilian Cruzeiro.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48860 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE