Kokainë gati për shitje, sekuestrohen 25 doza në Fier/Pranga një 33-vjeçari!

vovalbania January 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kokainë gati për shitje, sekuestrohen 25 doza në Fier/Pranga një 33-vjeçari!

Operacion antidrogë në Fier, pranga një 33-vjeçari i cili u arrestua në flagrancë. Bazuar në inteligjencën informative, në kuadër të operacionit të koduar “Boxes”, policia e ndaloi dhe në automjet i gjeti 25 doza me kokainë të ndara në kuti e një shumë parash, që dyshohet të jetë siguruar nga shitja e lëndës narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.

Njoftimi i Policisë:

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza; Finalizohet operacioni policor i koduar “Boxes”. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Njësinë Opercionale të DVP Fier. Sekuestrohen doza kokaine, gati për shitje, dhe shuma parash që dyshohet se janë përfituar nga shitja e dozave të tjera. Vihet në pranga poseduesi i tyre.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Njësinë Operacionale të DVP Fier, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në inteligjencën informative, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Boxes”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-V. B., 33 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte ky shtetas, u gjetën 25 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të vendosura në kuti dhe shuma parash në euro, lekë, dollarë dhe paund, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48601 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE