Aksidenti ajror në Nepal, konfirmohen 68 viktima/Në bord ishin 72 vetë!

vovalbania January 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aksidenti ajror në Nepal, konfirmohen 68 viktima/Në bord ishin 72 vetë!

Të paktën 68 persona gjetën vdekjen sot në aksidentin ajror në Nepal ku u rrëzua një avion me 72 vetë në bord, 68 pasagjerë e 4 anëtarë të ekuipazhit. Më herët një televizion indian raportoi se të gjithë humbën jetën, por autoritetet thonë se ka disa të mbijetuar, ndonëse nuk saktësuan asnjë bilanc.

Avioni i llojit ATR-72 që në fluturim u ngrit nga kryeqyteti nepalez Katmandu, ra gjatë uljes në aeroportin Pokhara në distriktin Kaski. Orë më parë, teksa vijonin operacionet e kërkim-shpëtimit në terren flitej për 40 të vdekur, edhe pse u bë e ditur se bilanci ende ishte provizor dhe përditësohet vazhdimisht. Shkaqet e aksidentit ajror tragjik nuk dihen.

Avioni i kompanisë Yeti Airlines u rrëzua në një zonë të banuar midis pjesës ku ndodhej aeroporti i vjetër i Pokharës dhe atij të ri ndërkombëtar të qytetit, i përuruar pak kohë më parë.

Imazhet nga vendi i aksidentit të publikuara nga faqja Nepal Live Today tregojnë disa shtëpi në sfond. Pas përplasjes në tokë, pranë lumit Seri, avioni mori flakë dhe të tjera foto e video të publikuara nga mediat aziatike tregojnë re të dendura tymi që dilnin nga pjesët e avionit që digjej.

Në Nepal ky është po cilësohet si aksidenti më i rëndë ajror i 30 viteve të fundit. Ekipet e kërkim-shpëtimit u përballën me pamje të rënda. Disa prej viktimave kishin djegie të tilla që e bëjnë të vështirë identifikimin. Nga vendngjarja, autoambulancat iu drejtuan spitaleve ku u mblodhën të afërm të shumtë të personave që ndodheshin në bordin e avionit, për të mësuar për fatin e të dashurve të tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48725 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE