Vrasje në Laknas të Tiranës/ 70 vjeçari ekzekuton me armë fqinjin, plagos tjetrin!

vovalbania November 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vrasje në Laknas të Tiranës/ 70 vjeçari ekzekuton me armë fqinjin, plagos tjetrin!

Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e sotme në Laknas të Tiranës.

Një 70 vjeçar vrau me armë zjarri fqinjin e tij 55 vjeçar si dhe plagosi fqinjin tjetër, në rrugën “Fatos Shupi”.  Viktima është Shefqet Hasa, i plagosur mbeti Besim Keça i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar,  Maliq Marku, është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit, informoi policia përmes informacionit paraprak.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se mes tyre ka pasur një konflikt për shkak të një kanali që ndodhet afër të trija banesave. Mes të tre familjeve ka pasur konflikte edhe më parë.

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 30.11.2023, në Laknas, në rrugën “Fatos Shupi”, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. M., rreth 70 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. H., rreth 55 vjeç, si dhe ka plagosur shtetasin B. K., rreth 50 vjeç.

Shtetasi B. K., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50329 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE