“Të gjithë e kanë frikë…”, Kiara flet për Luizin!

vovalbania January 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Të gjithë e kanë frikë…”, Kiara flet për Luizin!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

E sigurisht që një nga protagonistët e këtij sezoni të BBV është këngëtari Luiz Ejlli. Vetëm pak më parë Kiara së bashku me Armaldon kanë biseduar në oborr në lidhje me Luizin, ku Kiara është shprehur se atë e kanë frikë të gjithë, por nëse do të ishte pak ndryshe

Kiara: Është konkurent i fortë, të gjithë e kanë frikë… sidomos pas mbrëmjes së djeshme… sikur ai të dinte të menaxhonte veten pak më mirë, ai do kishte respektin e të gjithëve edhe do i bënte për të qeshur…

Armaldo: Respektin e të gjithëve këtu ai s’ka për ta pasur najherë ai… respektin do ta shikojmë jashtë ne… 

Mëngjesin e sotëm duket se ende vazhdojnë debatet nga ‘prime-i’ i djeshëm, ku ky kryesori ka qenë mes Luizit dhe Kejvinës, ku kjo e fundit e quan ‘inekzistent’ këngëtarin edhe në prani të banorëve të tjerë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48637 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE