Mbeti i bllokuar në Gramsh, përfundon me sukses operacioni i shpëtimit të një 43-vjeçari!

vovalbania January 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mbeti i bllokuar në Gramsh, përfundon me sukses operacioni i shpëtimit të një 43-vjeçari!

U mbyll me sukses operacioni i policisë dhe forcave zjarrfikëse për shpëtimin e 43 vjeçarit Andrea Dervishi, i cili nga dje pasdite e deri paraditen e sotme mbeti i bllokuar mes kanioneve të Gramshit. Pas marrjes së njoftimit rreth orës 18:35 minuta të së shtunës, uniformat blu u vunë në lëvizje. Që mbrëmë pati përpjekje për ta nxjerrë nga vendi ku u bllokua, ndërsa u mbajt nën vëzhgim.  Operacioni i evakuim-shpëtimit nga forcat speciale Renea u zhvillua në një terren shumë të vështirë, ndërsa Dervishi ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ai mbeti i bllokuar në vendin e quajtur “Kalaja e Tërvolit”,  ku kishte shkuar për të vizituar kanionet.

Njoftimi zyrtar i Policisë:

Pas marrjes së njoftimit mbrëmjen e djeshme, u nisën në ndihmë të tij shërbimet e Policisë të Komisariatit Gramsh, shërbimet e forcës së posaçme “Shqiponja” të DVP Elbasan dhe shërbimet zjarrfikëse. Për shkak të errësirës dhe terrenit mjaft të vështirë, ndërhyrja në kanione mbrëmjen e djeshme ishte e pamundur. Shërbimet e Policisë kanë mbajtur kontakt të vazhdueshëm përgjatë natës, me 43-vjeçarin, dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm, në drejtim të kanioneve, janë nisur forcat speciale Renea. Gjatë operacionit të evakuim-shpëtimit, pas disa orësh në një terren mjaft të vështirë, forcat speciale Renea bënë të mundur nxjerrjen e 43-vjeçarit, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore. Shtetasi A. D. që kishte mbetur në kanione ka falënderuar forcat speciale Renea dhe të gjitha shërbimet e tjera që morën pjesë në operacionin e evakuimit dhe shpëtimit të tij.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48561 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE