Gjykata Kushtetuese bëhet me 9 anëtarë, zgjidhet Holta Zaçaj

vovalbania January 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kushtetuesja rrëzon PD për komisionin hetimor për investimet strategjike!

Holta Zaçaj është anëtarja e nëntë e Gjykatës Kushtetuese. Mbledhja e Posaçme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë zhvilloi procedurën e votimit për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, bazuar në listën e dërguar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Në përfundim të procesit të votimit, rezultoi se kandidatja Zaçaj mori 6 vota dhe kandidatja Elsa Miha mori 6 vota, ndërkohë që 3 vota u shpallën të pavlefshme.

Sipas rregullave, nëse nuk arrihet shumica e nevojshme, kandidati i renditur i pari nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi konsiderohet i zgjedhur dhe komisioni deklaroi fituese kandidaten Holta Zaçaj.

Në këto kushte, Mbledhja e Posaçme e gjyqtarëve vendosi që Holta Zaçaj tw zgjidhet anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48878 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE