Ja se si mendon t’i propozojë Luiz Ejlli, Kiara Titos…

vovalbania January 16, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Ja se si mendon t’i propozojë Luiz Ejlli, Kiara Titos…

Dy nga banorët më të komentuar të “Big Brother VIP” janë Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, që ka bërë publikun të afeksionohet pas historisë së tyre. Megjithëse Luizi vazhdon të tregojë kujdes ndaj saj, Kiara e ka komentuar situatën duke theksuar se ai po e bën atë thjesht për “show”. Edhe pse ai shpesh herë e ka zgjuar për t’i dhënë ilaçet, ajo ka zgjedhur të mos i flasë ose ta falenderojë për atë veprim. Nuk dihet nëse do të vazhdojë t’i mbajë qëndrim apo akulli mes tyre do të thyhet. Çdo gjë varet nga dinamikat që ndodhin brenda shtëpisë, ku siç dihet, ka gjasa që të ndryshojnë dita-ditës.

Që nga data e nisjes dhe deri më tani qendër të vëmendjes, polemikat që krijohen nga banorët e “BBV” kanë transmetuar emocione të forta, ku secili banor me historitë dhe personalitetin e tyre, janë kthyer në protagonistë të përditshmërisë sonë, duke na tërhequr edhe me raportet që krijojnë me njëri-tjetrin, por edhe me konfliktet që mbizotërojnë brenda në shtëpi. Ngjarjet e krijuara në “Big Brother VIP Albania” po përfliten kudo dhe situatat që krijohen vazhdojnë të jenë tema diskutimi për shumë shikues.

Së fundmi, në një diskutim me Olta Gixharin dhe Bjordi Mezini, Luizi ka përfytyruar rreth një momenti mjaft romantik mes tij dhe Kiara Titos dhe, kur themi romantik e kemi fjalën për momentin e propozimit. Mënyra se si ai e mendonte atë ishte paksa platonike, por artisti shprehet mjaft optimist dhe mendon se mund ta realizojë atë. Ai është shprehur:

Unë do pres ditën ku do jem vetëm në skenë bashkë me një banor tjetër. Unë do prish momentin kur të shpallet fituesi dhe do ulem në gjunjë. Do fus duart në xhep, do të nxjerr unazën para se të thuhet fituesi. Do t’i propozoj në skenë kur të fiken dritat.

Edhe pse shumë banorë kanë zgjedhur të distancohen nga këngëtari Luiz Ejlli, duket se Bjordi ka zgjedhur të qëndrojë pranë tij dhe shpesh ta këshillojë atë në lidhje me veprimet e tij në shtëpi, kryesisht ndaj marrëdhënies që ai ka krijuar me Kiara Titon. Në bisedën e tyre të fundit teksa gatuanin, ai e ka këshilluar të tregohet më i sjellshëm. Nuk dihet se si do të vazhdojë qëndrimi i tij, pasi momentalisht ai është në nominim së bashku me Kristin, Oltën, Ronaldon dhe Efin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE