Lori zbulon se cili nga anëtarët e jurisë është më pak profesionist

vovalbania December 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lori zbulon se cili nga anëtarët e jurisë është më pak profesionist

Pas 10 edicionesh si balerinë profesioniste, Lori Bala këtë sezon është një nga pjestaret në jurinë e “Dancing With The Stars”.

Ajo ka qenë e ftuar së fundmi në “Top Albania Radio” për të folur për këtë eksperiencë të re.

Nisur nga gjykimi i saj i “rreptë”, e pyetur se cili nga anëtarët e jurisë është më pak profesionist, ajo u përgjigj:

“Unë dhe Iliri jemi dy profesionistë dhe as njëri, as tjetri nuk është as më shumë e as më pak. Sigurisht, Iliri ka më shumë eksperiencë dhe mund të jetë më mirë në artikulim dhe në shprehjen e gjykimit që ka. Unë mund të jem më pak, më e ftohtë dhe me pak fjalë, por sa t’ja marr dorën edhe unë. Pastaj Olta dhe Valbona nuk janë të profesionit dhe mendoj që janë shumë këndshëm ashtu.”

Sipas Lorit, Irgeni, Eni dhe Sardi janë konkurrentët që janë përmirësuar shumë në kërcim,  duke treguar se nëse ajo do të ishte si kërcimtare këtë sezon, me një prej tyre do të arrinte finalen.

“Nëse do të isha balerinë mund të isha me Irgenin, Enin ose Sardin, sepse vetëm ata kanë ngelur dhe janë përmirësuar shumë. Nëse do të isha mendoj që do të shkoja në finale me njërin nga djemtë.”

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49675 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE