Një puthje pas mesnatës, Luizi i kërkon Kiarës të ketë besim!

vovalbania January 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një puthje pas mesnatës, Luizi i kërkon Kiarës të ketë besim!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Ditëlindja e Kiarës po afron dhe është pikërisht nesër, që do të thotë pas mesnatës së sotme, e cila do të ndodhë gjatë ‘Prime-it’. Të gjithë banorët, disa edhe pse ishin të zemëruar me Kiarën kanë menduar mënyra që ta surprizojnë e sigurisht që edhe Luizi ka krijuar planet e tij. Vetëm pak më parë në një bisedë me Kiarën, Luizi i ka treguar se duhet të ketë besim te ai që mos të bëj asnjë veprim që të mund t’i prishë ato që ai ka menduar e një ndër to është edhe një puthje që Luizi dëshiron t’i dhurojë Kiarës, kur të kalojë mesnata.

Vetëm pak më parë Tea dhe Kejvina kanë biseduar me njëra-tjetrën që të kërkojnë tek ‘Vëllai i madh’ një tortë për të edhe pse janë shprehur se janë shumë të zemëruara me Kiarën, përsëri do të bëjnë diçka për ditëlindjen e saj.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE