Shefi i Antidrogës Rezar Velmishi: “Ata që janë përdorues, kryesisht janë edhe shpërndarës”!

vovalbania February 26, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shefi i Antidrogës Rezar Velmishi: “Ata që janë përdorues, kryesisht janë edhe shpërndarës”!

Prokuroria më e madhe në vend ajo e Tiranës pranon se për të njëjtën kohë policia e kryeqytetit i referoi dosjet për gati gjysmën e këtyre çëshjeve në rang vendi me një shifër prej 4740. Por megjithë këto të dhëna, si të akuzuar përfunduan në gjykatë 663 prej tyre u ngrit akuza e shpërndarjes. Për të tjerët hetimi u pushua apo u mos fillua, sepse prokurorët konstatuan se dozat ishin të papërfillshme dhe se poseduesi ishte përdorues, një konkluzion i bazuar në përgjigjjet e Policisë Shkencore dhe të Mjekësisë Ligjore. Shefi i antidrogës Rezar Velmishi është me ne i ftuar në këtë episod, për të na treguar se çfarë duhet bërë veç ndryshimit të ligjit për narkotikën. *Podcast-i është pjesë e projektit që mbështetet financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SH.B.A. në Tiranë .Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të autor-it /ve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50519 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE