Ndjekësit shpërthejnë ndaj Kiara Titos në rrjetet sociale, ja çfarë ndodhi me momentin e surprizës së Luizit

vovalbania January 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndjekësit shpërthejnë ndaj Kiara Titos në rrjetet sociale, ja çfarë ndodhi me momentin e surprizës së Luizit

Mikeshat e Kiara Titos të cilat menaxhojnë instagramin e moderatores kanë postuar në rrjetet sociale videon ku ajo fik qirinjtë e tortës pas mesnate duke pritur ditëlindjen e 27-të në shtëpinë e Big Brother Vip Albania.

Ajo që ka rënë në sy është fakti që në video nuk duket Luizi duke qenë se personi që e ka postuar atë ka zgjedhur ta publikojë në format reels duke humbur sfondin në dy anët e saj ku dhe ndodhej këngëtari në momentin e surprizës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kiara Tito (@kiaratito)

Por fansat e kanë interpretuar si injorim të prezencës së tij në krah të moderatores duke shpërthyer në komente pa fund.

Ka pasur nga ata që kanë thënë se Kiara nuk do të kishte qëndruar deri më sot brenda shtëpisë në rast se Luizi nuk do i kishte dhënë atë vëmendje duke e kthyer në një nga vajzat më të komentuara të këtij edicioni.

Fillimisht miqtë e Kiarës kanë bërë një story duke sqaruar se kjo nuk është bërë qëllimisht. Ndërkohë që pak momente më parë ata kanë ndarë një tjetër video ku Luizi i këndon Kiarës, duke shkëputur si përshkrim një frazë të modifikuar nga ai në këngën “Perfect”, “Kiara you look perfect tonight”./Vip-Magazine.al/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kiara Tito (@kiaratito)

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49485 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE