Prishtinë, kryeministri Kurti takim me 5 diplomatë ndërkombëtarë/Fokusi te nxitja e dialogut me Serbinë!

vovalbania January 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Prishtinë, kryeministri Kurti takim me 5 diplomatë ndërkombëtarë/Fokusi te nxitja e dialogut me Serbinë!

Në selinë e qeverisë së Kosovës po zhvillohet takimi i kryeministrit Albin Kurti me të dërguarit e BE-së e SHBA-ve, Mirosllav Lajçak e Gabriel Escobar, si dhe me ata të Francës, Gjermanisë e Italisë. Emisarët ndërkombëtarë janë në Prishtinë për të nxitur intensifikimin e dialogut Kosovë-Serbisë e më vonë gjatë ditës do të shkojnë në Beogradin, për të takuar presidentin serb, Aleksander Vuçiç. Vizitat në të dyja vendet synojnë të përgatisin terrenin për vazhdimin e dialogut të nivelit të lartë në Bruksel.

Pse po vizitojnë emisarët e huaj Kosovën dhe Serbinë?

2023-shi pritet të jetë viti i dinamizimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke u synuar përmbyllja e këtij procesi. Sipas burimeve në Bruksel, gjatë ndalesave në Prishtinë e Beograd, fokusi kryesor do të jetë propozimi për një marrëveshje bazë e organizimin e takimeve në nivel të lartë në dialog, sa më shpejt të jetë e mundur. Qëllimi është të arrihet një marrëveshje për këtë propozim. Sa i përket një takimi të ri Kurti-Vuçiç, diplomatët në Bruksel nuk kanë përmendur ndonjë datë, por thanë se “po punohet që kjo të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur”, para fundit të muajit janar. Herën e fundit që u takuan për bisedime ishte 21 nëntori 2022.

Çfarë pritet?

Një ditë para vizitës së të dërguarve të posaçëm perëndimorë në Kosovë e Serbi, këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, tha se nuk pret zgjidhje, por theksoi se “është pikë e rëndësishme kthese” dhe se shpresohet që javët e ardhshme të shohin përparim të vërtetë.

Vizita zhvillohet në kohën kur Kosovës po i bëhet presion që të nisë punën për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. SHBA-të dhe BE-ja thonë që ky është detyrim i Prishtinës e presin që kjo të bëhet shpejt.

Chollet, i cili vizitoi Prishtinën dhe Beogradin më 11 e 12 janar tha se “Kosova duhet të përmbushë të gjitha zotimet në kuadër të dialogut, përfshirë  formimin e Asociacionit”.

Nga qeveria e Kosovës presim të vendosë disa propozime në tryezë.

Kryeministri Kurti ka shprehur qëndrimin se është kundër një asociacioni një-etnik. Por, kohët e fundit nuk ka përjashtuar mundësinë që Asociacioni të diskutohet në kuadër të marrëveshjes finale për normalizimin e raporteve.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE