Turqi, një re e pazakontë shfaqet në qiell!

vovalbania January 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Turqi, një re e pazakontë shfaqet në qiell!

Banorët e Bursës së Turqisë janë përballur së fundmi me një surprizë kur një re e çuditshme rozë është shfaqur në qiell. Reja u shfaq në lindjen e diellit dhe kishte një vrimë të madhe në mes, me një formë të veçantë që disa e krahasonin me një lente kamerash dhe të tjerët me një UFO.

Reja është fotografuar mbi Qendrën e Arsimit të Hapësirës Ajrore Gokmen (GUHEM) në Bursa dhe i ka lënë të gjithë pa fjalë. Këto janë re që formohen kur ajri është i qëndrueshëm dhe erërat fryjnë mbi kodra dhe male nga i njëjti drejtim në lartësi të ndryshme nëpër troposferë.

Bursa'daki bu görüntünün doğal olduğunu düşünmüyorum. İki gün önce medyada İklim ile mücadele için güneşi karartma projesi konuşuldu. Her gün Aerosol uçaklarıyla canlı olan her şeyin üzerine kimyasal partikül bırakılıyor. Kuşların çığlık atarak uzaklaştığı da söyleniyor. #bursa pic.twitter.com/a30er4l45S

— Ali Osman Önder (@aliosmanonder34) January 19, 2023

Retë janë të njohura për pamjen e tyre të lakuar, si një disk fluturues dhe zakonisht gjenden në lartësi rreth 1,950-5,000 metra. Këto re të çuditshme dhe të panatyrshme formohen ndonjëherë për shkak të kodrave ose maleve.

Turkey's Bursa region witnessed an incredible cloud formation… pic.twitter.com/wOWnRTETHp

— Tansu YEĞEN (@TansuYegen) January 20, 2023

Ato ngjajnë shumë me formën tradicionale të disqeve fluturuese fantastiko-shkencore dhe retë aktuale besohet të jenë një nga shpjegimet më të zakonshme për pamjet e UFO-ve në mbarë botën. Retë e përmendura janë një shenjë e dukshme e valëve malore në ajër.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE