“Shtëpi e re, një emër i veçantë për vajzën” Luizi dhe Kiara thonë gjithçka

vovalbania February 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Shtëpi e re, një emër i veçantë për vajzën” Luizi dhe Kiara thonë gjithçka

Moderatorja Kiara Tito dhe këngëtari Luiz Ejlli do të bëhen prindër të një vajze.

Çifti shihen gjithmonë pranë njëri-tjetrit të pandarë edhe gjatë angazhimeve të ditës.

Së fundmi Kiara në llogarinë e saj Instagram ka zhvilluar një “bisedë virtuale” me ndjekësit e saj ku i është përgjigjur disa prej pyetjeve të ndjekësve të saj.

Një nga pyetjet ishte nëse çifti e kanë zgjedhur emrin e vajzës. Kiara thotë se ajo po kërkon dhe shpenzon shumë kohë duke kërkuar në rrjete sociale.

Jo, në Pinterest rrijmë gjithë ditën dhe prapë nuk kemi gjetur diçka.

Ajo gjithashtu ka treguar edhe komplikacionet që ka kaluar me shëndetin si shkak i shtatzënisë.

Një tjetër ndjekës pyet: A ka gjasa që Luizit ti bie të fikët gjatë procesit të lindjes?

Këngëtari me doza humori përgjigjet: “Po lind Kiara jo unë”.

Moderatorja ka treguar edhe dëshirën e madhe që ka për të vazhduar emisionin televiziv të modës që dikur moderonte.

Pyetjes se nëse çifti janë zënë ndonjëherë për shkak të xhelozisë ata i përgjigjen me humor duke lënë të kuptohet se ka pasur zënka normale si në çdo çift.

Fansat e tyre mendojnë se Luizi e donte Kiarën më shumë në “Big Brother” dhe këngëtari tha me shaka dhe ironi: “Po prandaj e lash shtatzënë nga që nuk e dua.”

Se kur do ju shohim në shtëpi të re, Kiara tha: “Ka dhe pak punë”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50663 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE