Gjashtë herë më e madhe se një bretkosë normale, ju njohim me ‘Toadzilla’!

vovalbania January 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjashtë herë më e madhe se një bretkosë normale, ju njohim me ‘Toadzilla’!

Një bretkosë gjigante, aq e madhe sa u mendua fillimisht se ishte e rreme, u gjet në pyllin tropikal në veri të Australisë. Bretkosa e pagëzuar “Toadzilla”, sipas përbindëshit të filmave, Godzilla, është gjashtë herë më e madhe se një bretkosë normale dhe peshon rreth 2,7 kilogramë, një vlerë rekord.

Bretkosat u futën për herë të parë në Australi në vitin 1935 dhe janë shndërruar në kafshët më shkatërrimtare për produktet bujqësore në vend. Kur kujdestarja e parkut, Kylee Gray, e pikasi për herë të parë amfibin gjigant, nuk u besoi syve.

Nuk kisha parë kurrë një bretkosë kaq të madhe. Dukej si një top futbolli me këmbë.

Bretkosa, që mendohet se është femër, u dërgua në bazë për t’u ruajtur dhe studiuar. Sipas Gray-t, ajo ka arritur atë peshë për shkak të dietës së pasur me insekte. Rekordi në fuqi për bretkosën me peshën më të madhe është vendosur në vitin 1991, kur individi i gjetur në Suedi peshonte 2,65 kilogramë.

Një bretkosë e këtyre përmasave ha çdo gjë që i fluturon përpara.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49519 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE