Armando Broja hesht kritikët, shënon dhe bën një paraqitje fantastike…

vovalbania January 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Broja drejt largimit nga Chelsea?! Trajneri Pochettino flet qartë për të ardhmen e sulmuesit kuq e zi…

Pas kritikave të shumta, më në fund ka dritë në fund të tunelit për Armando Brojën dhe Çelsin. Ishte menduar si nata e sulmuesit të Kombëtares dhe pjesa e dytë rezultojë e tillë për 22-vjeçarin shqiptar, që në minutën e 58-të kaloi londinezët në avantazh, si dhe i hapi rrugën fitores me “pokër” dhe kualifikimit të Çelsit në Kupën FA ndaj Prestonit. Një minutë pas golit Broja pati një tjetër mundësi, por trau i portës i mohoi golin. Në minutën e 66-të Tiago Silva dyfishon dhe tre minuta më pas Sterling realizon golin e tretë për blutë. Në të 71-ën Broja dhuron spektakël, por nuk arrin që të finalizojë aksionin që do të rezultonte edhe në shënimin e golit të mbrëmjes. Në të 76-ën trajneri Poçetino e zëvendëson Brojën, i cili duket i pakënaqur, pasi sapo kishte kapur ritmin. Në fund shënon edhe Enzo Fernnadez dhe Çelësi kualifikohet duke fituar në shifrat 4-0.

Rikujtojmë se vetëm pak ditë më parë . Tekniku i Çelsit, në konferencën për shtyp, theksoi se Broja ishte alternativa kryesore e sulmit të tij në këto momente, edhe për faktin se Nkunku nuk ishte riaftësuar ende plotësisht.

Për Armandon, është një mundësi e madhe për aktivizimin e tij. Mund t’ju them se Kristofer nuk do të nisë titullar ndeshjen nesër, pasi ka kaluar disa shqetësime gjatë javës, por do të jetë pjesë e skuadrës. Duhet të jemi të kujdesshëm me të, siç ua kam thënë.

Armando ka mundësinë që të përfshihet më shumë, pasi unë mendoj se ai është një nga sulmuesit tanë kryesorë. Kjo është një mundësi e mirë për të, që të tregojë veten. Ne kemi shumë besim te ai dhe potenciali dhe cilësitë e shkëlqyera që ka dhe tani të harrojë dëmtimin që kaloi vitin e shkuar

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49586 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE