Marramendje dhe të përziera gjatë kohës që udhëtoni me makinë?! Flasin ekspertët!

vovalbania January 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Marramendje dhe të përziera gjatë kohës që udhëtoni me makinë?! Flasin ekspertët!

Të përzierat gjatë kohës që jeni në makinë janë një dukuri e zakonshme. Disa njerëz, kur udhëtojnë, madje edhe gjatë një udhëtimi të shkurtër, përjetojnë simptoma të të përzierave dhe marramendje të shoqëruara nga shtytja për të vjellë. Ekspertët u përpoqën të gjejnë shkaktarin për këto të përziera.

Të përzierat në makinë quhen edhe kinetozë, përkatësisht sëmundje e lëvizjes dhe definohet si përshtatje e keqe e organizmit në lëvizje. Kjo ndodh kur tre pjesë të trupit tuaj ndjejnë lëvizjen, sytë, veshi i brendshëm dhe nervat ndijor që dërgojnë sinjale në tru.

Ndërsa sytë tanë na lejojnë të shohim se jemi duke lëvizur, nervat në muskujt dhe ekstremitetet tona gjithashtu na lejojnë të ndiejmë lëvizjen. Gjatë kësaj kohe, veshi i brendshëm na lejon të perceptojmë lëvizjen. Sëmundja e lëvizjes ndodh kur vetëm një nga këto shqisa, zakonisht veshi i brendshëm, ndjen lëvizjen dhe të tjerat jo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48921 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE