Ndodh përsëri, boksieri legjendar Mike Tyson akuzohet për përdhunim!

vovalbania January 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndodh përsëri, boksieri legjendar Mike Tyson akuzohet për përdhunim!

Boksieri legjendar Mike Tyson akuzohet se ka përdhunuar një grua pasi dyshja u takuan në Albany të New Yorkut, në një klub nate në vitin 1990. Gruaja pretendon se Tyson e ka përdhunuar atë në një limuzinë, gjë që ka rezultuar në lëndime fizike, psikike dhe emocionale gjatë viteve që kanë kaluar. Në padi gruaja pretendonte se:

Unë hyra në limuzinën e Tyson për ta marrë shoqen time nga shtëpia e saj. Tyson menjëherë filloi të më prekte dhe tentoi të më puthe. Unë i thash jo disa herë dhe i kërkova të ndalonte, por ai vazhdoi të më sulmoj mua. Ai më pastaj më zhveshi pantallonat dhe më përdhunoi duke përdorur dhunë.

Deklarata e gruas nuk jep një datë për sulmin, por thotë vetëm se ai ndodhi në fillim të viteve 1990, afërsisht në të njëjtën kohë kur konkurrentja e konkursit të bukurisë, Desiree Washington tha se Tyson e përdhunoi atë në Indianapolis. Tyson u dënua për përdhunimin e Washingtonit më 10 shkurt të vitit 1992 dhe kreu tre vjet burg për këtë vepër.

Pothuajse të gjitha paratë që i fitoi duke luftuar në ring, Mike Tyson i ka shpenzuar për partneret e tij dhe tani është në një situatë delikate financiare. Përveç kësaj, ai gjithashtu ka humbur shumë nga pasuria e tij në festa të ndryshme. Tyson u intervistua në podcastin “The Pivot”, ku rrëfeu se kishte shpenzuar rreth 500 milionë dollarë për femrat që kishte pasur.

Tyson filloi karrierën e tij profesioniste në boks më 6 mars 1985 dhe luftoi për herë të fundit në vitin 2005. Ai gjeneroi pasuri të madhe, shumë flasin për më shumë se 400 milionë dollarë, por ai gjithashtu u largua pa asgjë dhe ai vetë zbuloi se çfarë ndodhi me ato para.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48858 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE