Destinacioni turistik i Thethit bëhet i aksesueshëm pas hapjes së rrugës nga dëbora!
Autoriteti Rrugor Shqiptar, ARRSH informon se pas një pune intensive, bashkë me kompaninë kontraktore është hapur aksi rrugor që të çon drejt Thethit, rreth 16 km i gjatë. Pas ndërtimit të rrugës së re, Thethi është bërë lehtësisht më i aksesueshëm gjatë gjithë vitit dhe rruga gjatë dimrit, mund të hapet shumë më shpejt se më përpara.
Autoritetet në vend thonë se projekti i rrugës nuk i ka dhënë një zgjidhje të plotë bllokimit nga rënia e ortekëve. Në gjysmën e dytë të këtij muaji, vendi ynë u përfshi nga moti i keq me reshje të dendura shiu e dëbore, kryesisht në veri dhe në juglindje të territorit duke sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe relativisht të thata me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët, si dhe me alternime vranësirash kalimtare të pakta deri mesatare. Në relievet malore në lindje, vranësirat kalimtare janë kryesisht mesatare dhe hera-herës në orët e para të ditës ishin të dendura. Në zonat luginore, në orët e mëngjesit pati mjegull e dendur/mjegullinë dhe shikim të reduktuar. Ngrica kanë qenë të forta përgjatë akseve rrugore në relievet malore.
Era fryn me drejtim veriperëndim-verilindje, me shpejtësi mesatare nga 1-7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zona luginore era është relativisht intensive, me shpejtësi që arrin nga 8 deri në 12 m/s. Valëzimi në dete është i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
1/12
Diell re kalimtare
Kukës
2/3
Diell re
Lezhë
5/13
Diell re kalimtare
Dibër
-1/2
Diell re
Durrës
4/14
Diell pak re
Tiranë
5/16
Diell pak re
Elbasan
2/14
Diell pak re
Berat
4/15
Diell pak re
Vlorë
7/14
Diell pak re
Korçë
0/3
Diell re
Gjirokastër
2/11
Diell re kalimtare
Sarandë
6/14
Diell pak re