Zbulohet arsyeja e fortë se pse Meghan Markle mungoi në kurorëzimin e Mbretit Charles!

vovalbania November 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kuptimi që fshihet pas xhaketës që veshi Meghan Markle në Nju Jork!

Pasi Mbretëresha Elizabeth II ndërroi jetë, ishte Charles ai që pasoi fronin. Rikujtojmë se Princi Harry mori pjesë në kurorëzimin e babait të tij por pa Meghan Markle dhe fëmijët e tyre Archie dhe Lilibet në muajin maj.

Sipas disa burimeve bëhej e ditur se Dukesha e Sussex Meghan Markle qëndroi në Kaliforni me fëmijët e saj për të festuar ditëlindjen e djalit Archie, e cila është gjithashtu 6 maji, dita kur Mbreti Charles u kurorëzua zyrtarisht. Tani, një ekspert mbretëror dhe mik i çifti më në fund ka zbuluar arsyen e vërtetë pse Dukesha e Sussex humbi kurorëzimin.

Në librin e tij të ardhshëm ENDGAME, i cili pritet të dalë javën e ardhshme, Scobie zbulon se Meghan nuk mori pjesë sepse ajo refuzoi të “zhytej përsëri në telenovelën e familjes”. Sipas Mirror UK, autori mbretëror më tej pretendoi se  mamaje e Archie dhe Lilibet  “nuk dëshiron të shkelë më në Angli”, pasi “nuk është ndjerë kurrë si në shtëpi”.

Rikujtojmë gjithashtu se seriali satirik i filmave vizatimorë “Family Guy” ka ironizuar së fundmi Princin Harry dhe Meghan Markle. Prodhuesit e serialit, i cili është në sezonin e tij të 27-të në Fox, në episodin e tyre të fundit u tallën me marrëveshjen shumëmilionëshe të çiftit me Netflix dhe lanë të kuptohet se marrëveshja është një nga mënyrat e pakta në të cilat ata mund të fitojnë para pasi u larguan nga detyrat e tyre mbretërore në fillim të vitit 2020.

Princi Harry dhe Meghan Markle thuhet se janë të revoltuar me këtë episod. Sipas revistës Closer, burime pranë Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it pohojnë se ata e kanë etiketuar episodin “të ashpër”. Dyshja, të cilët u larguan nga jeta mbretërore në vitin 2020, janë ndjerë sikur nuk po munden të pushojnë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48869 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE