Pajtohet Ilir Shaqiri dhe Sabiani? Ishin vëllezër në BBVIP por jashtë shtëpisë nuk folën më

vovalbania January 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ja si qëndron e vërteta e marrëdhënies mes Ilir Shaqirit dhe Sabianit, kush ishte personazhi i njohur që i ‘ndau’, rrëfehet për herë të parë këngëtarja

I ftuar ditën e sotme në “Se luan Topin” ka qenë balerini i njohur dhe fituesi i Big Brother VIP1 Ilir Shaqiri.

Një nga raportet që ra më shumë në sy gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka qenë raporti që balerini krijoi me këngëtarin Sabianin.

Teksa i premtonin njëri-tjeterit se miqësinë e afërt që kishin krijuar do ta ruanin edhe jashtë shtëpisë, duket se nuk ndodhi kështu.

Menjëherë pas daljes nga shtëpia Iliri dhe Sabiani duket se nuk kanë patur një raport aq të afërt duke bërë kështu edhe komente “pikante” kundrejtë njëri-tjetrit në rrjetet sociale.

“Eksperienca e BBV ishte një eksperiencë jetë dhe j0o pa qëllim e bëra dhe tatuazh.” – tha Iliri

Erjona: A kanë mbetur më miq nga BigBrother?

Iliri: Shoqërohem me shumë prej tyre, Arbri, Paloma, Meridianin…

Me vëllain nuk kemi një komunikim. Kjo ka ndodhur pa dëshrën e asnjërit në një mënyrë natyrale. Sepse njeriu kur bën disa deklarata duhet të ketë kujdes me ato që thotë.

Teksa thoshte këto, ne studio vjen Sabiani dhe nis te këndoj

“Sa po flisja keq për ty…

Ishte një keqkuptim që mund të ketë ndodhur por ju ja arritët kësaj që ne të pajtoheshim.

Deri nga maji jemi dëgjuar, pastaj ishte dhe ajo dasma që nuk më erdhi… sepse tha që unë e di që ky nuk do vij në dasmën time. Nuk ka ndodhur asgjë, nga një herë një fjalë më shumë apo më tepër që sjellin keqkuptime, por në të vërtetë nuk ka ndodhur asgjë” – tha Iliri i emocionuar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49619 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE